“O Behgjet, ku je more”, Rama i kërkon Pacollit të japë paratë që premtoi

Aktuale

“O Behgjet, ku je more”, Rama i kërkon Pacollit të japë paratë që premtoi

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:16
Edi Rama dhe Behgjet Pacolli

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka qenë i pranishëm në banesat e dëmtuara nga tërmeti i cili ishte i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Rama i është drejtuar Behgjet Pacollit se kur do t’i japë paratë që ka premtuar për të prekurit nga tërmeti, të cilat Pacolli ka thënë se do t’i japë 1 milion.

Edi Rama: O Behgjet, ku je more do i hedhësh ato lekët apo jo..?

Behgjet Pacolli në siklet: Po, po..

Edi Rama: Hajde pra se të kemi bërë hero!

Kujtojmë që Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, ka njoftuar që familja e tij do të kontribuoj 1 milion euro në ndihmë të personave të goditura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e procesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat