Rron Gjinovci i thotë kryetarit të SBASHK’ut – Ju personalisht nuk dini drejtshkrim

Aktuale

Rron Gjinovci i thotë kryetarit të SBASHK’ut – Ju personalisht nuk dini drejtshkrim

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 23:26
Rron Gjinovci

Kryetari i ORCA, Rron Gjinovci, i ka thënë kryetarit të SBASHK’ut, Rrahman Jasharajt, se ky i fundit nuk din drejtshkrim.

Gjinovci këtë deklaratë e ka bërë në një debat lidhur me cilësinë e arsimit dhe rezultatet e dobëta të Kosovës në testin PISA.

“As ju personalisht nuk dini drejtshkrim”, është shprehur Gjinovci në Zona e Debatit lidhur me rezultatin e dobët të shënuar në testin PISA të nxënësve të Kosovës.

Në anën tjetër, Jasharaj, ka theksuar se sindikata që drejton nuk lejon testimin e mësimdhënësve.

“Mësimdhënësit tanë i kanë kryer testimet në fakultete”, është shprehur Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat