Agim Bahtiri kushtëzon LDK-në: Shkojmë në zgjedhje, por MPB-në nuk e japim

Aktuale

Agim Bahtiri kushtëzon LDK-në: Shkojmë në zgjedhje, por MPB-në nuk e japim

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 23:35
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverie të përbashkët.

Bahtiri thënë se VV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

Sipas tij, MPB-ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj

Ai ka deklaruar se MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të VV-së dhe LDK-së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat