Vetëvendosje e prerë për postin e presidentit,ja çka thotë Albulena Haxhiu

Aktuale

Vetëvendosje e prerë për postin e presidentit,ja çka thotë Albulena Haxhiu

Nga: A.J Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:30
Albulena Haxhiu

Bisedimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës aktualisht kanë ngecur ani pse ishte paralajmëruar se do të ndodhte marrëveshja për bashkëqeverisje.

Deri më tani nuk dihet se kur mund të ndodh takimi i radhës mes dy partive që kishin paralajmëruar edhe marrëveshjen përfundimtare, ani pse dy palët janë deklaruar se takime do të këtë.

Posti i presidentit mbetet çështja kryesore në të cilën palët nuk janë pajtuar dhe tani për tani nuk dihet se do të kemi apo jo marrëveshje mës VV-së dhe LDK-së.

Deputetja nga Vetëvendosje Albulena Haxhiu ka fol për “Bota Sot” dhe ka thënë se çështja e presidentit nuk duhet të diskutohet dhe ajo i ka parë të padrejta kushtëzimet për postin e presidentit nga ana e LDK-së.

“Sa i përket Vetëvendosjes, ne kemi shprehur vullnetin dhe angazhimin tonë maksimal për koalicion me LDK-në. Gjatë harmonizimit të programit, kemi pasur takime shumë konstruktive. Tani sa i përket përgjegjësive qeverisëse ne kemi gjetur pajtim por për ne janë të padrejta kushtëzimet për postin e presidentit” ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se negociatat nuk kane përfunduar, dhe se pritet të ketë takime se shpejti.

“Po takime do të këtë se shpejti” ka thënë deputetja Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat