Lekaj: Vuçiq po mbanë gjallë regjimin e Millosheviqit

Aktuale

Lekaj: Vuçiq po mbanë gjallë regjimin e Millosheviqit

Nga: V.R Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:58
Pal Lekaj

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, konsideron se presidenti aktual i Serbise, Aleksandër Vuçiq, po e mbanë gjallë edhe sot e kësaj dite regjimin e Millosheviqit.

Sipas tij, është shqetësuese që një shtet i tillë, i etur për të shkaktuar destabilitet në rajon, të konsiderohet aspirues për të qenë pjesë e BE-së.

Postimi plotë:

Ende 20 vjet pas luftës Republika e Kosovës po bart pasojat e gjenocidit serb dhe sikur të mos mjaftonte kjo, padrejtësisht, ushtarët e lirisë po përballen me Gjykatë Speciale.

Sikur të mos mjaftonte lufta e paskrupullt ndaj ekzistencës së pamohueshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Vuçiq nuk ndalë gjuhën e urrejtjes ndaj nesh. Ai vazhdon të mbajë gjallë regjimin e Milloshoviqit.

Është shqetësuese që një shtet i tillë, i etur për të shkaktuar destabilitet në rajon, të konsiderohet aspirues për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Këta të fundit do të duhej të reflektonin ndaj një lideri të tillë që nuk arrinë të shërojë veten nga urrejta e sëmurë për shqiptarët dhe të korrigjonin padrejtësitë që i janë bërë shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat