Murati: Për keqardhje, pa viza as këtë vit e pa institucione deri në janar

Aktuale

Murati: Për keqardhje, pa viza as këtë vit e pa institucione deri në janar

Nga: G.B Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:42
Artan Murati

Artan Murati nga shoqëria civile ka thënë se liberalizim të vizave nuk do të ketë as tash e as në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se suksesi më i madh do të ishte nëse futemi në rend të ditës për në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

Gjithë këtë gjendje ai e ka quajtur për keqardhje, pa institucione që ka thënë se do të jemi deri në janar së paku.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk ka liberalizim te vizave kete vit. Mos u besoni deklaratave banale te politikaneve. Liberalizim nuk do te kete as ne pjesen e pare te vitit te ardhshem, e kjo me e pakta. Nese arrijme te jemi pjese e rendit te dites per mbledhjen e ardhshme te Keshillit (te Ministrave), ky do te ishte suksesi me i madh i ketij viti ne kete aspekt. Mirepo edhe kjo eshte pak e besueshme, sepse ne kemi pune me te mencura sesa te mirremi me nje problem qe tanime eshte problem social, pra, izolimin.
Jemi pa institucione prej korrikut. Do te jemi pa institucione se paku deri ne janar. Kjo eshte situate per keqardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat