Haxhi Avdyli: Ku është Albini përderisa aktivistët e vet po ja rrezikojnë mundësinë për tu bërë Kryeministër?

Aktuale

Haxhi Avdyli: Ku është Albini përderisa aktivistët e vet po ja rrezikojnë mundësinë për tu bërë Kryeministër?

Nga: M.H Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebok, ka reaguar në lidhje me veprimet që po bëjnë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kundër nënkryetares Vjosa Osmani.

Avdyli, i quan këto veprime primitive nga ana LVV, duke shkruar që ata po pyesin ku eshte Vjosa por janë aq të verbuar nga urrejtja sa nuk e shohin që Vjosa deklarohet çdo ditë pro bashkëpunimit LDK-VV.

Kështu, Avdyli parashtron pyetje ku është Albin Kurti? Pse nuk e ndalë këtë fushatë denigruese, duke e përfunduar që aktivistët po rrezikojnë postin e kryeministrit për Kurtin.

Postimi i plotë

Nga " Ku është Vjosa Osmani" shtrohet pyetja "ku është Albin Kurti"
Fushatë linquese, denigruese e primitive e aktivistëve të VV-së kundër Vjosa Osmanit, zërit më të fuqishëm pro një Qeverie LDK-VV

Do te kuptoja gjithcka, në një periudhë negociatash për koalicion kur partitë perdorin teknika te ndryshme negociimi, por është përtej cdo logjike normale të tentosh të rrënosh nepermjet fushatës linquese partnerin me kredibil, me përafrues dhe me legjitimitet qe do te mund te kishte VV-ja, Vjosa Osmanin.

Komentet qe keto dite i lexojmë nga aktiviste të VV-së drejtuar Vjosës të bëjnë me vjelle. Aq shumë gjuhë urrejtese, denigruese e ofenduese si kam pare ndonjehere te perdorin as kundër politikanëve të PAN-it. Tash paskan filluar edhe me grafite e vizatime nëpër Prishtinë. Gjuhë primitive ku politikanja me parimore pro koalicionit VV-LDK quhet: ‘kukull e kontrolluar’ ‘nuse qe ka shku ne kanagjeq’ ose ‘ka shku te t’vet’ ‘vegel e oligarkeve’ ‘memece’ ‘e kane mbyllë në podrum’, ‘po i bjen defit’ e shume komente te tjera edhe me banale qe me vjen turp ti shkruaj këtu.

Pyesin ku eshte Vjosa por jane aq të verbuar nga urrejtja sa nuk e shohin që Vjosa deklarohet cdo dite pro bashkepunimit LDK-VV me gjuhë të matur e përbashkuese, mbanë dhjetera takime ne ditë duke tentuar te gjejë zgjidhje qe ky koalicion te behet dhe perkunder te gjitha ofendimeve qe po ja beni perseri mbetet personi me i angazhuar pro ketij koalicioni. Dhe ashtu sic nuk i eshte nenshtruar kurrë askujt, nuk nenshtrohet as para fushates linquese.

Perderisa po shihet ku është Vjosa, pra po punon me tërë qenien e saj që vullneti qytetar i 6 tetorit te jetesohet, pyetja ime eshte Ku eshte Albin Kurti? Pse nuk e ndalë këtë fushatë denigruese? Cka i sherben atij humbja e partnereve politike bashkepunues? Pse nuk u bene thirrje aktivistëve te vetë të ndalin linqime e madje edhe thirrjet per pushkatim ndaj neve qe ishim zëra me pro bashkepunimit me VV? Ku është Albini përderisa aktivistët e vet po ja rrezikojnë mundësinë per tu bërë Kryeministër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat