Kush, sipas Gani Dreshajt, duhet të merret me “elefantët” dhe jo vetëm me “lepujt”

Aktuale

Kush, sipas Gani Dreshajt, duhet të merret me “elefantët” dhe jo vetëm me “lepujt”

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 13:06
Gani Dreshaj

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Gani Dreshaj, e ka mirëpritur lajmin për mbyllja e dy institucioneve mikrofinanciare, Monego e Iute Credit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “BQK duhet të mirret edhe me "elefantët" dhe jo vetëm me "lepujt".

Postimi i plotë:

Lajm i mirë mbyllja e dy institucioneve mikrofinanciare, Monego e Iute Credit. Këto dy kompani ishin thjeshte fajde e legalizuar në Kosovë.

E them me bindje se kam qenë deputeti i vetëm që edhe në parlament kishte ngritur këtë shqetësim, por që kaloi në heshtje dhe pa përkrahjen e të tjerëve.

Por, BQK duhet të mirret edhe me "elefantët" dhe jo vetëm me "lepujt".

Duhet urgjentisht një hetim për bankat e mëdha në Kosovë të cilat kanë oferta poashtu në formë fajde dhe mashtrojnë me normat e interesit.

G.D

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat