Sejdiu reagon ndaj VV-së dhe LDK-së: Mblidhni mend!

Aktuale

Sejdiu reagon ndaj VV-së dhe LDK-së: Mblidhni mend!

Nga: G.B Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 13:44
Korab Sejdiu

Ish deputeti Korab Sejdiu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se më shumë se 400 mijë votues që i besuan projektit VV-LDK nuk meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjella të nivelit adoleshent, përcjell Bota sot.

“Mblidhni mend”, ka shkruar ai në Facebook, duke ju drejtuar të dy partive që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

400,000+ votues që i besuan projektit VV-LDK nuk meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjella të nivelit adoleshent, por veprime të menjëhershme dhe progres të pavonuar për Kosovën.

Mblidhni mend!

#Kosova #VVdheLDKbashkë #FilloPunën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat