Thaçi takon Ashton dhe Wisner: Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre

Aktuale

Thaçi takon Ashton dhe Wisner: Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:09
Thaçi, Ashton dhe Wisner

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Berlin, ish ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe ish shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013”.

“Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat