Familja e Haki Imerit reagon pas ngërçit: LDK kishte tre ministra të Punëve të Brendshme, por...

Aktuale

Familja e Haki Imerit reagon pas ngërçit: LDK kishte tre ministra të Punëve të Brendshme, por...

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:28
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar pas ngërçit që është krijuar nga LVV-ja dhe LDK-ja për formimin e Qeverisë së re.

Kjo familja thotë se LDK-ja i kishte tre ministra të Punëve të Brendshme por që rezultati ishte zero.

Sipas një shkrimi në Facebook, familja Imeri thotë se, këto vonesa janë në disafavor të LDK-së, kurse shkuarja në zgjedhje të reja e forcon më shumë LVV-në.

Në shkrim thuhet tutje se LDK-ja duhet të marrë atë se çka i takon me lidh dhe Kushtetutë.

Sipas tyre, LDK-ja duhet të kontribuoj në ndërtimin e shtetit sipas rregullave dhe jo sipas pazareve.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Vonesa dhe ngerçi per te mos e formuar qeverine shkon ne disfavor te LDK-se dhe ne favor te atyre qe deri tash e kriminalizuan shoqerine e kapen shtetin per interesa personale. Me kete logjike qe po ndjeke partia e viktimave te gjalla, vrara nga shikut nuk do te fitoje asgje, perkundrazi shkuarja ne zgjedhje te reja do ta forcon LVV . Elektorati edhe ashtu I zhganyer me mashtrimet , hipokrizine e LDK-se do te votoje masivisht LVV.Partia qe thirret ne institucionalizem, me endje ben pazare dhe me qellim po shkel kushtetuten per perfitime personale te disa figuarave tashme te harxhuara te LDK-se.

Kishte tre ministra te brendshem dhe rezultati ishte zero ne ndriçimin e ketyre krimeve , madje u ndihmoje qe te mbulohen me nje batanije te trashe qe viktimat e shikut te mos shohin zbardhje . Kerkesa e partise se dyte eshte absurde dhe paligjshme.Presidenti nuk duhet te jete pazar dhe ti mbaje peng elektoratin dhe proceset e ardhme, siç jane Gjykata Speciale , luftimi i krimit te organizuar politik dhe ekonomik integrimi etj.

Te gjitha keto do ta tkurrin LDK-ne ne nje parti minoritare.Perrallat e ca sherbetoreve te PDK-se, qe voten ia vodhen elektoratit me premtime te rrejshme per mos bashkepunim me ata qe sollen Kosoven ne kete gjendje dhe menjehere pas zgjedhjeve ia ngulen elektoratit thiken ne kurriz eshte narrativa me e mire se ku eshte katandisur partia qe quhet institucionaliste por veprimet e saj tregojne se pikrisht me nentoken kriminale ben gjumin.

LDK duhet ta marre ate cka i takon me ligj dhe kushtetute , duhet te kontriboje ne ndertimin shtetit sipas rregullave dhe jo sipas pazareve . LDK-ja me kerkesa te tilla po minon ndryshimin , shkel rregullat dhe ben pazare si me gjedhe me voten e elektoratit dhe fatin e vendit kjo eshte tragjike ."Pishtaret e institucianalizmit" kane frike te ndertojne shtetin juridik dhe ta respektojne sovranin . Pse e bejne kete??? Arsyjet jane te njohura,,,

Te jesh partnere me PDK dhe AAK e te mos ndriçohet asnje rast i vrasjeve politike duke drejtuar ministrine e brendshme me tre ministra kjo eshte nje bilanc i sakte se ne favor te krimit te organizuar kane funksionuar pazaret politike ,te cilat per "hir" te shtetit i ka bere LDK me ata qe i ka akuzuar ve vazhdimesi per vrasje te zyrtarev te saj. A nuk eshte kjo shumeftyresia?Thuani tash ndonje slogan bajat si "pushtet jane te ndara" e broqkulla tjera te ngjajshme.

I vetmi hap i drejt i LDK-se do te ishte nese e propozon Uke Rugoven , minister te brendshem , se qytetaret pajisen me viza me lehte dhe te njeten kohe i njejti ta drejtoje nje ministri te lojerave te fatit.

Behxhet Pacollin minister te jashtem mbase na duhen ne menyre urgjente shume çnjohje, se edhe ashtu jemi lodh nga njohjet dhe progresi ne rrafshin nderkombetar.(Ato çnjohjet qe kane ndodhe ne mandatin e tij mund te kene ardh si rezultat qe u eshte dhen vetem koparja ...-)

Baton Haxhiun Kryeprokuror se do ta luftoje Gjykaten Speciale dhe do ti dekosnpiroje deshmitaret; per kontribute te tilla eshte i njohur Batoja.Minister te Mbrojtjes Azem Sylen. Ka dhene prova sa ishte minister i mbrojtjes ne QPK.

Dhe me ne fund ta marrim nje nisme per ta "shperbere" Dhomat e Specializuara; me te vetmin motiv "patriotik", qe ta shpetojne Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat