Amerika e paralajmëron Kurtin për Listën serbe

Aktuale

Amerika e paralajmëron Kurtin për Listën serbe

Nga: A.J Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 15:17
Kosnett dhe Kurti

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett e sheh mundësinë futjes në qeveri edhe të Listës serbe, ani pse kandidati për kryeministër e kishte mohuar një gjë të tillë.

Kosnett në një intervistë për media ka thënë se Albin Kurti duhet ta ketë parsysh kupton Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe se Lista serbe është një zë i rëndësishëm.

“Mendoj se z. Kurti shumë mirë e kupton Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe realitetin politik të Listës Serbe. Unë nuk shoh ndonjë mënyrë se si ky vend mund të përparojë pa u dëgjuar komuniteti serb, si dhe gjithë të tjerët. Lista Serbe është një zë shumë i rëndësishëm” ka thënë për një intervistë Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett në një intervistë për Radio Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat