Kjo është kërkesa e Hashim Thaçit për Albin Kurtin

Aktuale

Kjo është kërkesa e Hashim Thaçit për Albin Kurtin

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 15:23
Hashim Thaçi, Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”, ka folur edhe për procesin zgjedhor në Kosovë dhe përpjekjet për krijimin e një qeverie të re.

Në këtë mënyrë, Thaçi ka kërkuar që partia fituese duhet të fillojë me formimin e qeverisë, shkruan "Bota sot".

Për më tepër, ai ka thënë se Kosova ka kaluar suksesshëm një test të demokracisë, pa marrë parasysh rezultatin zgjedhor.

“Partia fituese duhet të fillojë me formimin e qeverisë. Dua të theksoj se çdo proces me Serbinë do të trajtohet në nivel të dy shteteve sovrane dhe me konsensus politik në Kosovë. Unë jam president dhe do të investoj në arritjen e konsensusit të brendshëm në Kosovë. Polarizimet nuk ndalen në sistem pluralist, por ka ardhur koha që të kemi një pako të prioriteteve në mes të pozitës dhe opozitës, që në këto çështje të mos ketë dallime”, ka thënë ai.

Kreu i shtetit është zotuar se si presidentit i vendit do ta luaj rolin e tij për unifikimin e skenës politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat