Lajmi i fundit nga Vetëvendosje: Nuk jemi kundër Vjosa Osmanit, ja kush është kundër saj

Aktuale

Lajmi i fundit nga Vetëvendosje: Nuk jemi kundër Vjosa Osmanit, ja kush është kundër saj

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 17:33
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një postimi në Facebook, thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër Vjosa Osmanit.

Ai thotë se, Vetëvendosje i përkrah zotimet e saja që Presidenti të jetë konsensual dhe mos të jetë pjesë e marrëveshjes tani, duke shtuar se kundër Vjosës dhe qëndrimeve të saj është Isa Mustafa.

Basha tutje shprehet se, Vetëvendosjes i ka dal punë që t’i mbroj edhe zotimet e tyre dhe të Osmanit e LDK-së.

Në fund ai shton se, marrëveshja do të ketë më shumë dashuri sesa poste.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje NUK është kundër Vjosës, përkundrazi, ne e përkrahim atë dhe zotimet e saja që Presidenti të jetë konsensual dhe mos të jetë pjesë e marrëveshjes tani. Kundër Vjosës dhe qëndrimeve të saja është z. Mustafa.

Neve na ka dal punë se po duhet të mbrojmë edhe zotimet tona, edhe të znj. Osmani, apo LDK-së në këtë rast ?

Megjithatë, marrëveshje do të ketë, vetëm me më shumë dashni e më pak poste ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat