Zogaj vjen me një shpjegim interesant për problemet mes VV-së dhe LDK-së, përmend edhe zgjedhjet

Aktuale

Zogaj vjen me një shpjegim interesant për problemet mes VV-së dhe LDK-së, përmend edhe zgjedhjet

Nga: N.H Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 17:42
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Petrit Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, thotë se në situatën në të cilën ndodhemi më mirë është të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet njëjtë sikur për 20 vite.

Zogaj konsideron se kërkesat e LDK-së janë të njëjta sikurse që ndodhi koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në vitin 2014.

“E në këso situate, më mirë është të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet njëjtë sikur për 20 vite. E sigurisht, në atë zgjedhje, LV e ka goxha të hapur rrugën e fitores”, ka shkruar ai.

Ja shkrimi i tij:

Nje keso marreveshje po e kerkon LDK. Ashtu sic ka pranu me 2014 qe te ndahen pozitat me PDK, te shkruhen emrat dhe te jepen institucionet ne avans ne dore te dikujt, sic ka qene rasti me Thacin president, po njejte po e negocion marreveshjen tash me LV. Pra, logjika eshte kapse, apo sic po e thone ne Tirane ‘kap cka te kapesh-KCK.’

Ne fakt, nuk pritej ndryshe, anipse gjate fushates ishte premtu qe ‘do te kete pazar me postin e presidentit,’ s’ka asnje shanse qe per dy vite te kalosh nga politika e pazareve ne ate te parimeve.

E ne keso situate, me mire eshte te shkohet ne zgjedhje sesa te vazhdohet njejte sikur per 20 vite. E sigurisht, ne ate zgjedhje, LV e ka goxha te hapur rrugen e fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat