Kallëzimi penal ndaj Vuçiqit, Tomë Gashi: Në asnjë mënyrë nuk lejohet që viktimat shqiptare të quhen terroristë

Aktuale

Kallëzimi penal ndaj Vuçiqit, Tomë Gashi: Në asnjë mënyrë nuk lejohet që viktimat shqiptare të quhen terroristë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 18:41
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, në cilësinë e përfaqësuesit juridik të viktimave të Masakrës së Reçakut ka folur rreth kallëzimit penal të iniciuar ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gashi tregoi në Info Magazinën se ky kallëzim penal është drejtuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe është njoftuar edhe Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi.

”Nuk është e rëndësishme që Aleksandër Vuçiq na njeh a po jo si shtet, por është e rëndësishme që kohë pas kohe gjendet në territorin e një shteti të cilin nuk e njeh e këto nuk janë gjëra private”.

”Kallëzimi penal është drejtuar në zyrën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e më pas janë njoftuar në formë të shkruar Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi si dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kujtim Munishi, pasi të gjithë këta janë kompetentë të vendosin për këtë kallëzim penal”.

”Unë këtë nuk e kam shkruar për arsye të publicitetit sepse nuk kam nevojë për të, por në cilësinë e përfaqësuesit juridik të viktimave të masakrës së Reçakut që i kam përfaqësuar si të dëmtuar, pra bëhet fjalë për të gjallët jo të vdekurit”.

”Kemi një aktgjykim të plotëfuqishëm të vitit 2001, ku së paku një polic serb është shpallur fajtor për vrasje dhe për tentim vrasje të Masakrës së Reçakut”.

”Kemi edhe aktgjykimin e plotëfuqishëm që është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës sepse atëherë ska pasur të Republikës së Kosovës. Ka pasur edhe prokurorë shqiptarë dhe gjyqtarë shqiptarë dhe ata nuk kanë gjetur prova për vrasje dhe tentim vrasje ndaj personave të caktuar”.

”Ka qenë një kallëzim penal dhe aktakuzë e imja private që i është bashkangjitur”.

Avokati Tomë Gashi theksoi se është e palejueshme që të ofendohen viktimat shqiptare.

”Kemi një aktgjykim të plotëfuqishëm që është në Kombe të Bashkuara dhe mohimi i Masakrës së Reçakut është çështje e vogël mund ta bëjë dikush për çështje politike por në asnjë mënyrë nuk lejohet që t’i quajnë viktimat shqiptare, terroristë shqiptarë”.

”Meqë Ivan Teodosijeviq deklaratat e tij i ka bërë në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ai jo vetmë që ka mohuar masakrëne  Recakut por ka ofenduar edhe qytetarët dhe viktimat”.

”Institucioni do duhet t’i hapte hetimet dhe në momentin që Presidenti serb gjendet në territorin e Kosovës atëherë në moment që gjejnë dicka se them se do duhej të arrestohej por të ndalohej të merrej në pyetje. Meqë është përcaktuar vepra penale nxitje e urrejtjes sepse kur i quan shqiptarët terrorista nuk e di si mund të bashkëjetohet me ta. Ai ka ofenduar ndjenjat shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat