Përmendet si President vendi, kjo është pasuria e Isa Mustafës

Aktuale

Përmendet si President vendi, kjo është pasuria e Isa Mustafës

Nga: H.O. Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 20:17
Isa Mustafa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar pasurinë e tij kur ishte në pozitën si kryeministër vendi në vitin 2017. Mustafa tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar se posedon një shtëpi në vlerën 138 mijë euro dhe tokë në vlerën 365 mijë euro.

Nga posedimi i aksioneve në kolegjin Riinvest, Mustafa ka deklaruar se posedon 6.4 të aksioneve apo afro 40 mijë euro.

Si para të gatshme ai posedon mbi 80 mijë euro në emër të tij, derisa nuk ka borxhe.

Mbi 26 mijë euro ishin të hyrat e tij vjetore nga paga si kryeministër, honorare, mëditje dhe shpërblime./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat