Ambicia për poste nuk po lejon nënshkrimin e marrëveshjes mes LDK dhe LVV

Aktuale

Ambicia për poste nuk po lejon nënshkrimin e marrëveshjes mes LDK dhe LVV

Nga: M.H Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 22:13
Kurti dhe Mustafa

Ka shumë kohë që po pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë, ende zyrtarisht nuk kemi asgjë.

Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re. Mirëpo sa është serioze ky vonim i një nënëshkrimi i cili paras së gjithash është në interesin e qytetarët e vendit.

Në lidhje me këtë temë, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që është duke i biseduar për një marrëveshje mirëpo është komplikuar pasiqë mendja për të marrë sa më shumë poste ka ndryshuar anën profesionale.

Më tej, Burjani, u shpreh që asgjë nuk është problem për minsitrit sa është zgjedhja e presidentit edhe pse zgjedhja e presidentit është e parë me Kushtetutë mirëpo që këta e kthejnë në politkë.

Përpjekjet duhet të vazhdojn pa ndalje, pak duket e komplikuar por me vullnetin e mirë arrihet edhe kjo,politika në Kosovë nuk është fare interes për qytetarët por për individët ,krejt telashet bëhen për shkak të ambicive individuale të njerëzve . Kërkesa për post  dhe mendje të madhe edhe pse nuk ka kapacitet për të ushtruar poste në Kosovë i pranojn poste edhe pa ditë dhe pa përgatitje profesionale as kurrfare.

Mirëpo e keqja është se Kosova  vazhdon të qeveriset në mënyrë transcionale dhe pa vetdijsim të plotë të njerëzve , këta njerëz që merren me politik edhe nuk kanë  punë tjeter përveç mandatin e popullit e kjo nuk është  punë por është mandat që priset  gjithmonë nuk qëndro as dy vjet.

Image
Blerim Burjani

Pra kërkohet një qevevrisje demokratike profesionale jo zhvatese dhe plaçkitëse e popullit, interesat  personale po e prishin vendin dhe ky sistem proporcional shkatërrues, pra duhet menjëhere të ndryshohet në sistemi mazhoritar dhe ti jepet fund interesave të shumta të partive të vogla që gjithë,luaj rolin e çelsit në bërje të qeverisë pra të mënjanohet ky sistemi mbrpasht zgjedhor.

Ndarja e minsitrive nuk është problem sa është problem presidenti edhe pse me kushtetutë është konsensuale e jo politik këta e bëjnë politik pastaj bordet e shumta mendja është të pasurimi pabazë dhe për të marr poste jo meritore për këtë arsye ka kaq shume probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat