Tomë Gashi: Gjykata Speciale i ka stopuar njohjet e Kosovës

Aktuale

Tomë Gashi: Gjykata Speciale i ka stopuar njohjet e Kosovës

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 00:14
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale i ka dridhur themelet e shtetit të Kosovë dhe i ka stopuar njohjet e Kosovës.

“Gjykata Speciale i ka dridhur themelet e shtetit të Kosovës, gjithashtu edhe i ka stopuar njohjet e shtetit të Kosovës”, është shprehur Gashi.

“Prej kur është themeluar Gjykata Speciale, asnjë njohje nuk e kemi fituar”, ka thënë Gashi.

Tutje ai tha se çdokush që përballet me Gjykatën Speciale do të mbesë në paraburgim derisa të zbardhet rasti.

“Çdo kush që përballet me Gjykatën Speciale do të mbetet në paraburgim derisa të zbardhet rasti”, ka thënë Gashi.

“Gjykata Speciale ka grumbulluar prova të mjaftueshëm për atë që dyshon, përndryshe nuk do ta ftonte të përballet me “drejtësinë””, shtoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat