Kërkohet themelimi i Institutit për Hulumtimin e Krimeve Serbe në Kosovë

Aktuale

Kërkohet themelimi i Institutit për Hulumtimin e Krimeve Serbe në Kosovë

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:11
Ilustrim

Kryesia e  Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e ka mohuar Masakrën e Reçakut.

Në reagimin për media thuhet se “ duke e marr për bazë këtë fushat të egër të shtetit serb, kundër shqiptarëve të Kosovës, duke mohuar çdo gjë që ka bërë në Kosovë, para shtetit tonë del prapë obligim për të themeluar apo ri themeluar Institutin për Hulumtimin e Krimeve Serbe, i cili me punën dhe angazhimin e shumë ekspertëve do të mund të thotë të vërteten rreth gjenocidit serb në vendin tonë”.

“Kryesia e  Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili duke e mohuar Masakrën e Reçakut, njërën nga masakrat me të mëdha që ka kryer shtetit serb në Kosovë në fund të shekullit XX, ka bere sulm të ri kundër të vërtetës historike dhe realitetit, ngase shteti serb është përgjegjës për qindra masakra që kanë ndodhur në Kosovë, jo vetëm në periudhën 1998-1999, po që nga vitit 1912 e deri me 1999.

Ne, theksojmë së askush e as përfaqësuesit e shtetit serb, nuk do të mund të fshehin të vërtetet për masakrat në Kosovë. Andaj, duke e marr për bazë këtë fushat të egër të shtetit serb, kundër shqiptarëve të Kosovës, duke mohuar çdo gjë që ka bëre në Kosovë, para shtetit tonë del prapë obligim për të themeluar apo ri themeluar Institutin për Hulumtimin e Krimeve Serbe, i cili me punën dhe angazhimin e shumë ekspertëve do të mund të thotë të vërteten rreth gjenocidit serb në vendin tonë.

Kryesia e  Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bene thirrje shtetit tonë, që të kushtëzoi çdo bisedë me shtetit serb, me kërkim faljen dhe distancomini nga politika anti të vërtetës”, thuhet në reagimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat