Në Prishtinë diskutohet për tokat bujqësore

Aktuale

Në Prishtinë diskutohet për tokat bujqësore

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:48
Instituti për Vlerësime dhe Studime Pronësore po mban sot një trajnim në Prishtinë për tokat bujqësore

Instituti për Vlerësime dhe Studime Pronësore po mban sot një trajnim në Prishtinë për tokat bujqësore, duke u fokusuar në mënyrën e trajtimit të tyre. Për të ligjëruar ka ardhur Jeremy Moody, ekspert nga Britania e Madhe, për fushën e tokave bujqësore, i cili tregoi përvojën e tij 25 vjeçare në fushën e vlerësimit të tokave bujqësore dhe fermave bujqësore.

Në hapjen e trajnimit, drejtori Institutit për vlerësime dhe Studime Pronësore, Dritëro Kadolli theksoi rëndësinë e investimit në dije për bujqësi.

Kadolli: Fondi i tokave bujqësore në Kosovë po tkurret

“Në Kosovë dhe Ballkan, në rajonin e Ballkanit fondi i tokave bujqësore është shumë i madh, fond i cili po tkurret çdo ditë. Të investosh në dije për bujqësinë, të mësosh nga eksperienca internacionale është zgjedhja e duhur për cilindo specialist të angazhuar në vlerësimin e tokave bujqësore dhe çështjeve pronësore. Tokat bujqësore më së shumti janë bosh dhe shteti duhet të ketë fokus këtë më shumë angazhime, ndërsa sektori privat duhet të investojë në bujqësi”, tha ai.

Ai tha se Kosova ka qenë gjithmonë vend ku bujqësia ka qenë shumë e zhvilluar. Ai tha se Kosova i ka përmbush nevojat vendore dhe gjysmës së ish-Jugosllavisë në prodhimtari të grurit dhe misrit.

Sipas tij, importi që bëhet sot në Kosovë vjen nga vendet që kanë cilësi të dyshimtë të grurit dhe misrit.

Ndërsa Jeremy Moody, ndau përvojën e tij 25 vjeçare në fushën e vlerësimit të tokave bujqësore dhe fermave bujqësore.

Moody: Po përpiqemi të kemi një bujqësi më të mirë

“Bujqësia është kryesorja për ekonominë rurale, dhe për nga pushimet, turizmi, ajo jep peisazhin kur njerëzit dëshirojnë është një tregti me pa se çka ka. Edhe në Kosovë sikur për çdo vend të botës bujqësia është sektor ekonomik i bizneseve të vogla familjare, shumica prej tyre janë të gëzuar dhe të lidhur me tokën dhe dëshirojnë të bëjnë çdo gjë mirë për të…. Jemi duke u munduar të kemi bujqësi më të mirë sot, jemi duke shikuar çka do të vijë nesër dhe sit ë përgatitemi për atë që vjen nesër, mendoj se do të vijmë deri në një pikë kur do të shikojmë se si duke biseduar për politikat e ardhshme të Kosovës, duke parë në të gjithë historinë që kemi, atë çka ka ndodhur gjatë luftës, të shikojmë si mund të shkojmë përpara në botën e të ardhmes”, tha ai.

E Bekim Kastrati, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Britanike në Kosovë, theksoi problemin me pronat që janë ende në emër të personave të ndjerë, gjë që sipas tij, e pengon investimin dhe zhvillimin ne ato prona.

Kastrati: Kemi probleme me pronat që janë në emër të personave të vdekur

“ISVP ka dalë me një konstatim që mbi 50% të pronave në Kosovë nuk janë në emër të personave të gjallë, janë të personave të ndjerë, kjo e vështirëson situatën që e kemi me prona në Kosovë, sidomos kjo do të kishte qenë me rendësi për Ministrinë e Financave, sepse këto prona as nuk mund të vlerësohen as nuk e di si shkon procesi i tatimit të pronave të cilat nuk janë në emër të personave të gjallë. Shpresoj që politikat e ardhshme të bujqësisë në Kosovë, do ta marrin parasysh këtë fakt dhe do të trajtohet në një mënyrë profesionale çështja e pronave të tilla të cilat pengojnë zhvillimin, pengojnë investimet në ato prona” tha ai.

Shkëlzen Morina, drejtor i departamentit të tatimit të pronave në Ministrinë e Financave, tha se duhet të merren praktikat profesionale dhe të ecim sipas standardeve ndërkombëtare.

Morina: Të përfitojmë nga praktikat e mira dhe të jemi në hap me standardet ndërkombëtare

“Me hyrjen në fuqi të ligjit të tatimit në pronë, ne e kemi bërë vlerësimin para katër vitesh me vlerësues privat të jashtëm, mirëpo tash jemi pavarësuar dhe vet Ministria e Financave i ka pothuajse vlerësuesit e vet, dhe gjithashtu kemi mbështetje për këtë profesion nga ana e Thesarit amerikan, nga ana e komisionit evropian, nga ana e BERZh-it dhe shumë institucioneve të tjera ndërkombëtare në mënyrë që t’i marrim praktikat më të mira, më profesionale dhe të ecim me kohën sipas standardeve ndërkombëtare”, tha ai.

Jeremy Moody i cili po ligjëron sot në trajnimin që po mbahet sot në Prishtinë, nga Instituti për vlerësime dhe Studime Pronësore, është vlerësues i njohur i këtij sektori dhe ka angazhim të madh në fushën e tokave bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat