Deputeti i VV-së kërkon që të ndiqen penalisht menaxherët e Byrosë dhe të kompanive të sigurimeve

Aktuale

Deputeti i VV-së kërkon që të ndiqen penalisht menaxherët e Byrosë dhe të kompanive të sigurimeve

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Deputeti që ka marrë besimin për legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës, Hekuran Murati ka kërkuar që të ndiqen penalisht menaxherët e kompanive të sigurimeve dhe zyrtarët e Byros së Sigurimeve, pasi BQK mbylli ‘Monegon’ dhe ‘Iute Credit’

“Heqja e licencës shkelësve flagrantë e të vazhdueshëm, shkarkimi dhe ndjekja penale e menaxhmenteve të atyre kompanive dhe menaxhmentit të BKS-së, si dhe kthimi i çmimit në nivelin paraprak, janë vetëm hapi i parë drejt normalizimit të këtij sektori”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se kompanitë e sigurimeve së bashku më Byronë Kosovare të Sigurimeve kanë bërë shumë shkelje ligjore dhe se duhet tu merren licencat.

“Kompanitë e sigurimeve, bashkë me Byronë Kosovare të Sigurimeve, kanë shumëfish më shumë shkelje ligjore, në vazhdimësi. Por në vend se t’u merren licencat, ato u shpërblyen me rritje të çmimit”, ka thënë ai.

Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim që të rrisë tarifat për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë. Kjo rritje e çmimit për sigurimin e automjeteve, sipas këtij vendimi të BQK-së, do të jetë mbi 26 për qind.

Në ndërkohë BQK dje ka marr vendim që t’i mbyllë ‘Monegon’ dhe ‘Iute Credit’ për shkak se kishin tejkaluar normat e interesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat