Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar që në vitin 2017 dhe atëherë e vonuan ndryshimin me makinacione të territ, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se tash nuk mund ta ndalë askush e asgjë dhe se lehtësia e përballjes fillon e mbaron duke e pranuar këtë fakt.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Lëvizja kishte fituar që më 2017. Atëbotë e vonuan ndryshimin me makinacione të territ. Por, tash nuk mund ta ndalë askush e asgjë. Lehtësia e përballjes fillon e mbaron vetëm duke e pranuar këtë si fakt.