Nuk është Isa Mustafa, zbulohet emri i zyrtarit të lartë të LDK-së për president?

Aktuale

Nuk është Isa Mustafa, zbulohet emri i zyrtarit të lartë të LDK-së për president?

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:31
LDK

Çështja e presidentit, vazhdon të mbetet “mollë sherri” mes dy partive fituese të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Ndërsa, Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, së bashku me nënkryetarin e LDK-së Lutfi Hazirin, derisa, për këtë të fundit ka shkruar se është presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Kujtojmë se kjo pozitë është duke i mbajtur larg marrëveshjes VV-në dhe LDK-në, dy parti që ka kohë që po tentojnë që të formojnë së bashku qeverinë e ardhshme.

Vendosja e këtij kushti në tavolinë të diskutimit nga LDK-ja ka bërë që për disa ditë të pezullohen takimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat