Veprimtar i njohur Sali Rexhaj, i ka dal në krah Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi në drejtim të kësaj të fundit janë dërguar akuza të ndryshme.
Sipas Rexhajt, e gjithë kjo fushatë që po bëhet kundër LDK-së, nuk mbahet mend që nga koha e “Kasapit të Balkanit”, kur ky i fundit dikur vjellke vrer ndaj shqiptarëve.
Mes tjerash, për Veliun dhe Hazirin, ai thotë se me përgjegjësin më të madhe të fjalës publike e thotë, se më shumë kanë bërë këta të dy për liri, pavarësi e shtet të Kosovës, se krejt Lëvizja Vetëvendosja.
Ja shkrimi i tij:
Jo nenshtrim para falangave!
Tere kjo fushate qe po behet sot kunder Isa Mustafes e liderve tjere te LDK-es, nga mija profile te rrejshme e portale, te organizuara nga Vv e mekulipress, nuk mbahen ne mend ne kohen e fundit. Si ne kohen e Mira Markoviq-Millosheviqit ne vitet 80. Kur Tanjugu, NIN, Novosti, RTS...te udhehequranga KOS e UDB vjellnin vrere kunder shqiptareve ne te kater anet, 24 ore ne dite.
Pasi i linçuan te gjitha partite e lideret, dhe u vune vija te kuqe, tani me dhune po tentohet e te detyrohet LDK-e qe ti nenshtrohet liderucit egocentrik, per ti dhene pushtet sikur ti kishte fituar zgjedhjet me 100% te votave. Si Enver Hoxha e Tito apo diktatori i Korese se Veriut.
Dua te them vetem nje gje.
Isa Mustafen e kam pase profesor, ka qene nder profesoret me te mire, me i moralshmi ne krejte Universitetin e Prishtines. Poashtu ka qene Minister i Ekonomise ne qeveri te Bukoshit, dhe eshte bere verifikimi i te gjithe ministrave te propozuar, disa nuk e kan kaluar testin e sigurise, ndersa Isa ka dale i paster 100%.
Kete e di une vet, sepse Isa ka qene minister i Partise Parlamentare ku kam qene une nje nder themeluesit e anetar i kryesise si dhe i kyqur ne formimin e saje.
Edhe dy fjale per dy ne kryetaret e LDK-es, Agim Veliun e Lutfi Hazirin te cilet ka kohe qe po linçohen publikishte, me shpifje e insinuata. Me pergjegjesine me te madhe te fjales publike e them, se me shume kane bere keta te dy per liri, pavaresi e shtet te Kosoves, se krejte Vv nga i pari i kesaj falange, e deri te i fundit.
P.S.
Kurre nuk kam qene ne LDK-e, dhe isha nder kritikuesit me te ashper, edhe ne kohen sa ka qene Rugova kryetar i saje e President i Kosoves.
Prandaj per hire te qytetareve e shtetit, LDK-e nuk duhet te nenshtrohet as te leshoj pe para ketyre falangave.