“Dhurata që mund të vije nga VV-ja dhe LDK-ja”

Aktuale

“Dhurata që mund të vije nga VV-ja dhe LDK-ja”

Nga: D.RR Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 20:00
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të bëjnë marrëveshje, ka reaguar kryetari i partisë Fjala, Gzim Kelmendi.

Ai shkruan se nëse këto dy parti nuk arrijnë parti, atëherë do të kemi një "dhuratë"nga këto dy parti.
Kjo "dhuratë" është -përsëri zgjedhje, sipas Kelmendit.

Ai gjithashtu ka përmendur shpenzimet që mund të ndodhin në zgjedhje.

Njoftimi i plotë:

Dhurata që mund të vijë nga VV-ja dhe LDK-ja!

Kanë kaluar 2 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve në vendin tonë, por partia fituese VV-ja ende nuk ka arritur ta realizoi marrëveshjen me partinë e dytë fituese, LDK- në.
Arsyet janë tashmë të njohura, pazaret politike dhe lufta për pushtet, po i pengon këto dy parti që të realizojnë marrëveshjen qeverisëse.
Pazaret politike dhe lufta për pushtet nga këto dy parti, po e mbanë të izoluar jetën e qytetarëve.

Por, pasojat e lakmisë për pushtet mund të rriten në ditët në vijim.
Nëse këto dy parti nuk arrijnë marëveshje, atëherë do të kemi një "dhuratë"nga këto dy parti.
Kjo "dhuratë" është -përsëri zgjedhje.

Vendi mund të shkojë drejtë zgjedhjeve të reja dhe qytetarët do të "shpërblehen" përsëri me mashtrime, manipulime, premtime të rrejshme.

Dhe këtë "dhuratë" qytetarët duhet ta paguajnë vetë nga xhepi i tyre që kushton jo më pak se 5 milion euro.

ZOTI e ruajt popullin e Kosovës nga mashtruesit dhe profiterët.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat