Sveçla para se të arsyetohej, do të duhej ta refuzoj bashkëbisedimin me një kriminel

Aktuale

Sveçla para se të arsyetohej, do të duhej ta refuzoj bashkëbisedimin me një kriminel

Nga: V.R Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:15
Xhelal Sveçla

Publicisti dhe njohësi i çështjeve politike, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një deklarate publike ka thënë se më njerëzore prej Sveçlës do të ishte me refuzu uljen në një tavolinë me një kriminel në vend të kërkim faljes.

Duhanaj, shtoi se nuk ka asgjë kundër takimeve me përfaqësues politik të Serbisë ngase në fund t’fundit jemi të obliguar të negociojmë me ta.

Postimi plotë:

Kishte me qenë njerëzore, me e refuzu uljen në një tavolinë me një kriminel, që në vend të kërkimfaljes, i mohon krimet tashmë të dokumentuara!

Nuk kam asgjë kundër takimeve me përfaqësues politik të Serbisë.

Fundja edhe jemi të detyruar të negociojmë me ta. Por, do ta refuzoja kategorikisht, sidomos si shënjë proteste, pas nje deklarate çnjerëzore të tyre.

Në anën tjetër, Albin Kurti, tash pretendent për Kryeministër, do të ulët me të.gjithë dhe, kjo është me se normale. Sepse edhe Albini, me marrjen e përgjegjësive shtetërore, duhet t'u nënshtrohet normave dhe rregullave. Në ketë segment, besoj që Albini është i vetëdijshëm dhe nuk përbën ndonjë përjashtim.

Por, nuk e di si do të sillen përkrahësit e tij, të cilët vërbërisht e konceptojnë si mbinjeri. Dhe, që nuk kanë lënë njeri pa e sharë e etiketuar për vepra të ngjashme.

E di, shumica, do të bëjnë përpjekje për të gjetë arsye dhe në fund do të zhgënjehen edhe me të, siç e bënë me Thaçin.

Por problemin, mos ta kërkojnë, as tek albini e as tek Thaçi, por tek vetja e tyre. Sepse edhe njëri edhe tjetri janë njerëz dhe duhet t'u nënshtrohen dhe përshtaten rregullave. Kjo duhet t'u shërbej si mësim, që nuk hyjnizohet njeriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat