Duhanaj: Nënshkrimi i koalicionit LVV-LDK, më mirë vonë se keq - Bota Sot
Duhanaj: Nënshkrimi i koalicionit LVV-LDK, më mirë vonë se keq

Aktuale

Duhanaj: Nënshkrimi i koalicionit LVV-LDK, më mirë vonë se keq

Nga: M.H Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:54
Kurti dhe Osmani

Bisedimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës aktualisht kanë ngecur, ani pse ishte paralajmëruar se do të ndodhte marrëveshja për bashkëqeverisje. Deri më tani nuk dihet se kur mund të ndodh takimi i radhës mes dy partive që kishin paralajmëruar edhe marrëveshjen përfundimtare, ani pse dy palët janë deklaruar se takime do të këtë. Mirëpo kjo zgjatje e marrëveshjes po humbë durimin tek qytetarët pasi që ata po humbasin në këtë mes, pa formimin e Qeverisë nuk po munden të rregullohen çështjet në interes të popullit.

Posti i presidentit mbetet çështja kryesore në të cilën palët nuk janë pajtuar dhe tani për tani nuk dihet se do të kemi apo jo marrëveshje më VV-së dhe LDK-së. Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha që nuk duhet të bëhet presion publik pasi që nuk është me rëndësi koha se kur bëhet. Rëndësi ka që të ketë një qeveri stabile pasi që ,është shumë me mirë një koalicion i ndërtuar ngadalë, por që sjellë qeverisje efektive dhe të mirë, se sa një koalicion i shpejtë, që nuk sjellë asgjë pos problemeve.

“Çështja e negocimit të koalicionit LVV-LDK, edhe përkundër faktit se tashmë ka shkuar shumë kohë, nuk mendoj që duhet të bëhet pjesë e presionit politik. Nuk është me rëndësi koha e humbur rreth koalicionit, nëse me vonë do kemi një qeveri stabile, me program të çartë. Duhet patur po ashtu parasysh edhe raportin mes dy subjekteve, i cili përpos që nuk është i natyrshëm për nga aspekti programor, nuk ka qenë edhe i lehtë pasi që ka patur fërkime të vazhdueshme mes tyre. Kjo vërehet edhe në momentet kur në publik dalin deklarata të pamatura, ku menjëherë vlon mllefi i kundërshtisë”.

Image
Leon Duhanaj

“Pra, në parim nuk është bashkëpunim i lehtë. Aspekt tjetër, është po ashtu edhe marrëveshja mbi qëndrimet në politikën e jashtme. Nuk besoj që ky koalicion duhet të lidhet, pa u dakorduar rreth qëndrimeve karshi dialogut me Serbinë dhe politikes së jashtme në përgjithësi. Në ketë segment, duhet të zë vend edhe mënyra e organizimit dhe bashkëpunimit me Diasporën shqiptare. Aspekt tjetër, po ashtu është edhe orientimi programor ekonomike, kur dihet se dy subjektet kanë orientime dhe programe diametralisht të kundërta”.

“Dhe, në fund vinë edhe çështjet e emërimeve dhe posteve, që vlerësohen po aq të rëndësishme për nga rëndësia. Pra, është shumë me mirë një koalicion i ndërtuar ngadalë, por që sjellë qeverisje efektive dhe të mirë, se sa një koalicion i shpejtë, që nuk sjellë asgjë pos problemeve, degradimit dhe zgjedhjeve tjera të parakohshëm, apo të jashtëzakonshme”, përfundoi, Duhanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat