A do të takohen nesër VV e LDK?

Aktuale

A do të takohen nesër VV e LDK?

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
A do të takohen nesër VV e LDK?

Deri më tani nuk është caktuar takimi i rradhës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të arritur marrëveshjen rreth koalicionit qeverisës.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Nuk ka ndonjë gjë të caktuar ende”, ka thënë shkurt Manxhuka.

Gjatë kësaj jave, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani kishte deklaruar se LDK është në pritje të ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje për takimin e radhës që duhet mbajtur këto dy parti për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Negociatat mes këtyre dy partive kanë ngecur që pas takimit të fundit mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, që kishte përfunduar me mospajtimin e VV-së për kërkesën e LDK-së që ta ketë presidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat