Haradinaj për koalicionin LVV-LDK: Nuk është në rregull me ba eksperimente me vendin!

Aktuale

Haradinaj për koalicionin LVV-LDK: Nuk është në rregull me ba eksperimente me vendin!

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit, se vendi mund të shkoi në zgjedhje në rast se dështon marrëveshja me LDK-në, ka thënë se ai duhet të bëj kujdes pasi i faturohet pazotësia për formimin e institucioneve.

Haradinaj i bëri këto komente në një konferencë për media, ku tha se nuk duhet të abuzohet me situatën në vend.

“Mendoj se nuk duhet me abuzu me situatën në vend. Një qasje e tillë imponuese ose kërcënuese që i dëgjojmë tek partnerët e koalicionit më duket e çuditshme, kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes sepse i faturohet pazotësia për me i kriju institucionet. Nuk mendoj se është drejtimi i duhur. Nuk është rregull me bo eksperiment”, tha ai.

Haradinaj shtoi se nuk e kanë definuar rolin e tyre, nëse duanë të jenë indiferent.

“I kemi pikëpamjet tona, por duhet të bëjmë kalkulime për të mirën”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat