Krasniqi i PSD-së i ashpër me Sveçlën dhe Vetëvendosjen: Shumë shpejt po iu hiqet maska këtyre hipokritëve

Aktuale

Krasniqi i PSD-së i ashpër me Sveçlën dhe Vetëvendosjen: Shumë shpejt po iu hiqet maska këtyre hipokritëve

Nga: N.H Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:21
Frashër Krasniqi

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas fotografisë së publikuar në media ku shihej Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje i ulur në një tavolinë me Marko Gjuriq.

Krasniqi në Facebook, thotë se, “ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në ‘interes të popullit’, çkado që bëjnë të tjerët është ‘tradhti ndaj popullit’”.

Ja shkrimi i tij:

Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin - i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre.

Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në "interes të popullit", çkado që bëjnë të tjerët është "tradhëti ndaj popullit".

E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç'e prisnim ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat