Haradinaj: Duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve

Aktuale

Haradinaj: Duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur të çuditshme deklaratat e dy partive të cilat po pretendojnë të formojnë qeverinë.

Sipas tij, LDK e LVV  nuk duhet të abuzojnë me situatën në vend dhe në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës, duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve.

Ai këto komente i bëri me rastin e deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, se vendi mund të shkojë në zgjedhje në rast se dështon marrëveshja me LDK-në.     

Haradinaj: Duhet të bëhet kujdes, mos të abuzohet me gjendjen në vend

"Mendoj që duhet të bëhet kujdes, që mos të abuzohet me gjendjen në vend. Kosova është lavdëruar për zgjedhjet më të mira që i ka mbajtur. Është mirë të ndërtohen institucionet. Një qasje e tillë, imponuese ose kërcënuese ndaj njëri-tjetrit që dëgjojmë te partnerët potencialë të qeverisjes së ardhshme më duket e çuditshme. Unë kam krijuar qeveri dy herë më 2004 dhe 2017, e di se më është dashur të jem shumë i kujdesshëm të akomodoj palë, partnerë, parti politike. Mendoj që kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes për shkak se i faturohet pazotësia për t’i krijuar institucionet. Pra, nuk mund të shpëtosh pa dënimin që të jep populli nëse t’u ka dhënë mundësia që të krijosh institucionet, dhe nuk i krijon ato”, u shpreh Haradinaj.

Në rast se kjo marrëveshje arrihet, Haradinaj tha se nuk e kanë definuar rolin e tyre si opozitë, megjithatë në rast se ka ngecje, atëherë se do ta shqyrtojnë atë për të mirën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat