Bejta: Takimi Sveçla-Gjuriq ka për të mbetur asgjë në krahasim me çka kemi për të parë tash e tutje

Aktuale

Bejta: Takimi Sveçla-Gjuriq ka për të mbetur asgjë në krahasim me çka kemi për të parë tash e tutje

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 21:55
Fiknete Bejta

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, e ka komentuar fotografinë e anëtarit të Kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla me të ashtuquajturin drejtor të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Sllogani “Jo negociata, vetëvendosje! “ ka për të mbetur vetëm një sllogan i një partie antisistem që kur është themeluar nuk e ka menduar që një ditë mund ta udhëheq qeverinë. LVV i dha vetit komoditetin që në zgjedhjet e fundit të bëj premtime të mëdha duke bërë fushatë “mbi premtuese” dhe duke reflektuar praktikisht si “opozitë të papërgjegjshme””, ka shkruar Bejta.

Sipas saj, partitë kundër-sistemit sikurse LVV ndjejnë se mund të premtojnë gjithçka duke menduar se asnjëherë nuk do të thirren për t’i realizuar premtimet e tyre.

“Sot nga qeverisja e kësaj partie pritjet janë të mëdha, sepse edhe premtimet ishin të mëdha, por praktikat tregojnë se secila parti që ka fituar pushtetin sikurse LVV ka ikur shpejt dhe pa asnjë rezultat që do të mbahet mend. Puna e takimeve me zyrtarët serbë ka për të mbetur asgjë në krahasim me çka kemi për të parë tash e tutje. LVV shpëtimin e ka vetëm tek këmbëngulja e LDK-së për presidentin”, ka thënë në fund Bejta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat