Fotografi të reja nga takimi i Sveçlës, Abrashit e Gjinit me Marko Gjuriqin

Aktuale

Fotografi të reja nga takimi i Sveçlës, Abrashit e Gjinit me Marko Gjuriqin

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 07:48
Pamje nga takimi

Xhelal Sveçla, Arban Abrashi e Ardian Gjini janë takuar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Fotografia e publikuar nga takimi i tyre ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi.

Ky takim nuk ishte rastësi pasi gjithë të lartpërmendurit janë pjesë e një konference të organizuar nga organizata joqeveritare me seli në SHBA, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG).

Kujtojmë, se Xhelal Svecla, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, është fotografuar dje në një nga restorantet në Tiranë me shefin e Zyrës së ashtuquajturës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Në anën tjetër CIG njofton se një takim tjetër ku kanë marrë pjesë politikanë nga Kosova, Serbia dhe rajoni është mbajtur në tetor, ndërsa ky në Tiranë është i dyti i organizuar nga kjo organizatë.

Image

Njoftimi i plotë rreth konferencës:

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse: Ne jemi organizatorët e Konferencës në Tiranë

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në SHBA, organizon një tryezë të rrumbullakët dy-ditore në Tiranë, Shqipëri, gjatë datave 7-9 dhjetor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në diskutime adresohen sfidat e rajonit për gjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, si dhe rolit të partive politik në zbatimin e reformave demokratike.

CIG mbështet iniciativat e ngjashme në rajon për më shumë se një dekadë.

Mbështetësi kryesor i CIG është Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, ndërsa ky projekt rajonal mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Ky është takimi i dytë i CIG.

Takimi i pare i këtij lloji është mbajtur në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 19-20 tetor 2019.

Pjesëmarrës e takimit në Tiranë janë:

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse:

Alex Roinishvili Grigorev, President, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

Shpetim Gashi, Nënkryetar, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

Jeta Loshaj, Kashkëpunëtore, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Kosovë

Kosovë:

Arban Abrashi, Anëtar i Kryesisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosovë

Ardian Gjini, Nënkryetar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kosovë

Xhelal Svecla, Anëtar i Kryësisë, Lëvizja Vetëvendosje, Kosovë

Serbi:

Marko Djuric, Nënkryetar, Partia Progresive Serbe, Serbi

Natasa Gacesa, Sekretare ndërkombëtar, Partia Socialiste e Serbisë, Serbi

Aleksandra Jerkov, Nënkryetare, Partia Demokratike, Serbi

Igor Novakovic, Bashkëpunëtor, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Serbi

Bosnjë dhe Hercegovinë:

Damir Masic, Anëtar, Kryesi, Partia Socialdemokrate, Bosnë&Hercegovinë

Dusan Petrovic, Anetar, Bordi Drejtues, Lidhja e Social-DemokratevetePavarur, Bosnje dhe Hercegovinë

Haris Plakalo, Anëtar, Partia e Veprimit Demokratik, Bosnj edhe Hercegovinë

Shqipëri:

Belind Kellici, Kryetar i Forumit Rinor dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë

Teuta Vodo, Sekretare Ndërkombëtare, Partia Socialiste e Shqipërisë, Shqipëri

Maqedoni e Veriut:

Damjan Manchevski, Anëtar, Bordi Qendror, Unioni Social-Demokratik i Maqedonisë së Veriut

Timco Mucunski, Sekretar Ndërkombëtar, Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase, Maqedoni e Veriut

Mali i Zi:

Ivan Vujovic, Sekretari Përgjithshëm, Partia Socialdemokrate e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat