“Pse mos të jetë president Murat Jashari ose Frashër Demaj”?

Aktuale

“Pse mos të jetë president Murat Jashari ose Frashër Demaj”?

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 08:41
Murat Jashari dhe Frashër Demaj

Posti i presidentit të Kosovës, ka filluar të bëhet mollë sherri për dy partitë e para të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

LDK dhe LVV, edhe para zgjedhjeve ishin deklaruar se do të arrijnë koalicion, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh edhe pas dy mujave prej që kemi dal në votime.

Posti i presidentit nuk po i lenë që të arrijnë një marrëveshje e cila do të sillte qeverinë e re të Kosovës.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari pyet se pse mos të bëhet president i Kosovës, Murat Jashari ose historiani Frashër Demaj?

Miftari kështu tha përmes një postimi në Facebook, pasi thekson se, lufta për president po bëhet me çdo kusht.

Lexojeni postimin e plotë:

Thembra e LDK

Lufta për president të Kosoves që po e bahet me gjdo kusht me qen nga LDK_ ja ësht për mej rahatu tre pretendentet për kryetar të LDK njërin si kryetar të Kosoves kurse tjetrin të LDK të tretin ndoshta kryetar të kuvendit,pasi po nuk u rahatun partija e LDK sigurt ndahet së paku në dy pjes ndoshta edhe ndoshta nē tri pjes.

Pra rrezikohet të kemi tri LDK një LDK tē Lutes ' një tjetra të Llapit LDK_ja e Agimt' dhe pjesa tjeter qka jesin as me sheher as me Barilev të shendrrohet në LDK_en e Vjoses!

Pas Isa Mustafes ësht shum problematike zgjedhja e kryetarit të LDK,pse mos me qen krytar i Kosoves Murat Jashari ose historjani Frasher Demaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat