Vjosa Osmani me një lajm të keq për Kosovën: Bashkimi Evropian po e shpërblen Serbinë

Aktuale

Vjosa Osmani me një lajm të keq për Kosovën: Bashkimi Evropian po e shpërblen Serbinë

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 11:26
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se Bashkimi Evropian po e shpërblen Serbinë me hapjen e një kapitulli në procesin e integrimit evropian.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar të gjitha viktimat e gjenocidit të shtetit serb, e në veçanti fëmijët e vrare dhe të masakruar nga ky regjim.

Osmani thotë se, edhe pas dy dekadash Serbia po vazhdon mohimin e krimeve.

E sipas saj, përderisa Kosova i përkujton fëmijet e vrarë dhe të masakrauar Bashkimi Evropian po e shpërblen Serbinë.

Postimi i plotë:

Në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën si rezultat i politikave gjenocidale të shtetit serb, dhe në veçanti fëmijët e vrarë e të masakruar nga ky regjim. Edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb vazhdon me politikën e mohimit të këtyre krimeve, nuk shprehë keqardhje për viktimat e pafajshme dhe tenton të rishkruaj historinë edhe pse krimet serbe ndodhën para syve të të gjithë botës. Përderisa ne sot kujtojmë të gjithë ata që humbëm, Bashkimi Evropian, pikerisht sot, po e shpërblen Serbinë me hapjen edhe të një kapitulli në procesin e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat