Pse Kadri Veseli nuk po tregon në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale?

Aktuale

Pse Kadri Veseli nuk po tregon në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale?

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:30
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur edhe njëherë para shkuarjes në Hagë ku do të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale, por nuk ka treguar as kësaj radhe se në çfarë cilësie do të intervistohet.

Kadri Veseli kishte folu para mediave menjëherë pasi kishte pranuar ftesën nga Gjykata Speciale. Aty kishte folur për luftën e UÇK-së dhe veprimtarinë e tij, por jo edhe për cilësinë se për çfarë ishte ftuar nga Gjykata Speciale.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara, për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë”.

“Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike. Gjenerata ime, si shumë gjenerata të tjera, ka përjetuar shtypjen e rëndë të kombit tonë. Ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje, dhe unë jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit”, kishte thënë Veseli.

Edhe sot para nisjes në Hagë, Veseli ka refuzuar të tregojë cilësinë e ftesës.

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe por në të njëjtën kohë është moment ndërkombëtar për ta rikonfimuar pastërtinë luftën e popullit tonë, luftën e UCK-së”, ka thënë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat