Gërxhaliu: Koalicioni i shpresës LDK - LVV po venitet

Aktuale

Gërxhaliu: Koalicioni i shpresës LDK - LVV po venitet

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:34
Safet Gërxhaliu

Republika e Kosovës ka disa muaj qe ka mbetur pa institucione dhe dy partitë fituese Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, njëherë ekspert i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka ju ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që sa me shpejt të arrijnë marrëveshjen për qeverisje, sepse sipas tij Kosova po dëmtohet rënde nga mungesa e institucioneve.

Gërxhaliu vlerëson së në tetor ka ndodhur një befasi ku për herë të parë dolën në zgjedhje një numër masiv i qytetarëve të Kosovës edhe pse zyrtarisht thuhet e kanë dal afër 40 për qind, ai beson që dalja e qytetareve ka qenë me madhe nga vet fakti kur Kosova ka 860 mijë votues dhe kur dihet qe numri i migrimit është në rritje e sipër, prandaj sipas tij ky është një realitet i ri qe quhet realitet i shpresës.

Ai konsideron se në zgjedhjet e tetorit u ndëshkua arroganca dhe keqmenaxhimi dhe në ketë drejtim ka ndodh një kthesë e cila është dashur të jetë në funksion të shtetit, në funksion të qytetarit dhe në funksion të ardhmërisë se Kosovës.

"Kemi mëndu që koalicioni në mes të LVV-së dhe LDK-së do te jetë ashtu siç është premtuar, në shpejtësi të nënshkruhet dhe të filloj punën që kabineti qeveritar i ri, mirëpo jemi dëshmitar të një realiteti të hidhur që është krijuar ku edhe me tutje pas rishikimit të rezultatit të zgjedhjeve nuk kemi një koalicion të tillë."

"Ajo çka e bën të veçantë në kontekstin negativ këtë dialog rreth koalicionit është fakti se këto dy parti kanë promovua në kampanjën zgjedhore që janë të interesuara për shtet e jo për pushtet dhe po shihet se prap pushteti është dominante dhe jo interesi i qytetarëve', ka thënë Gërxhaliu.

Gjithashtu sipas tij është koha kur duhet te ndalohet linçimi i kampanjave së ndryshme kundër individëve të caktuar se përmbi interesa te partisë dhe klaneve të caktuara duhet te jetë interesi i shtetit.

Gërxhaliu konsideron se Cdo dite e humbur pa qeveri Kosova është duke humbur përball faktorit ndërkombëtar dhe është duke humbur pozicionin në dialog dhe në normalizim te raporteve me Serbinë dhe vende tjera dhe mbi te gjitha është duke u dëmtuar ekonomikisht sepse po gjenerohet një bindje mjaft negative sa i përket percepcionit dhe imazhit.

Ajo çka sipas tij është tejet shqetësuese në këtë drejtim është fakti që në këtë anarki te mos arritjes se kësaj ujdie keqmenaxhimi, keqpërdorimi, korrupsioni dhe kontrabandimi është në vlugun me te madh dhe besoj që në këtë drejtim Kosova çdo ditë e me shumë është dukë humbur.

"Prandaj nëse LDK dhe LVV mendojnë për shtet e jo për pushtet duhet që sa me shpejt te i harmonizojnë qëndrimet e veta. Dhe po citoj një fjali të një politikaneje me renome botërore e cila thotë: se në një marrëveshje të tillë duhet qe palët  në dialog t'i mësojnë dy fjal e jo dy fjali - është fjala sakrificë dhe kompromis, mirëpo sakrificë dhe kompromis për shtet e jo për kolltuqe të grupeve të caktuara të interesit", ka thënë Gërxhaliu në fund.

Kosova sipas tij nuk është në një pozitë mjaftë të vështirë dhe nuk e ka luksin e komoditetin të shkoj në zgjedhje tjera.

"Është koha kur duhet vërtet që ky koalicion të zyrtarizohet sa ma shpejt që është e mundur. Në qoftë së ky koalicion është quajt koalicion i shpresës duhet që sa me shpejt te themelohet dhe dua të besoj që do te këtë vërtet një dominim te një interesi kombëtar dhe shtetëror dhe marrëveshja duhet te arrihet sa ma shpejt",ka thënë Gërxhaliu në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat