Hashim Thaçi tashmë është intervistuar nga Gjykata Speciale, ja kush e thotë

Aktuale

Hashim Thaçi tashmë është intervistuar nga Gjykata Speciale, ja kush e thotë

Nga: A.J Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 13:38
Ilustrim

Gjykata Speciale po vazhdon më ftesat për zyrtarë të ndryshem nga Kosovë përfshirë sot edhe drjetorin e SHIK-ut dhe njeherit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vesli nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga kjo gjykate që vet e ka votuar, por ka thenë se është i lumtur që ka sheryer për UÇK-në dhe vendine tij. Më parë kishte pas biseda se edhe vetë presidenti i vendit Hashim Thaçi tashmë ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale por një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari në një prononcim për “Bota Sot” sipas informacioneve të sigurta Hashim Thaçi veq është marrë në pyetje për dy ditë rresht nga Tribunali i Hages.

“Jam i sigurtë 100% se Hashim Thaçi tashmë është intervistuar nga Gjykata e Hages dhe nëse tash merr thirrje tjetër do të jetë hera e dytë. Krejt Gjykata e Hagës është e bazuar në raportin e Dick Martit ku presidenti Thaçi është i dyshuari kryesor i atij raporti”, ka thenë Miftari.

Sipas tij, raporti i Dick Marty kinse tregtia më organe është një gënjeshtër e plotë dhe është raport i nxitur nga serbo rus.

“Raporti i Dick Marty është realisht i gjysmë i saktë prandaj kjo gjykatë do ishte hajgare të bëntedrejtësi më viktimat e luftes ,sepse edhe krimet e Serbisë duhet të hetohen”, ka thenë për “Bota Sot” ka thenë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat