Zbulohen detaje të reja: Ja në çfarë cilësie intervistohet Kadri Veseli nga Specialja, a do të gjykohet me Thaçin apo...

Aktuale

Zbulohen detaje të reja: Ja në çfarë cilësie intervistohet Kadri Veseli nga Specialja, a do të gjykohet me Thaçin apo...

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 13:55
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ish-kreu i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, Kadri Veseli sot është nisur për në Hagë, ku do të intervistohet nga Gjykat Speciale.

Edhe pse Veseli nuk tregoi se në çfarë cilësie po shkon atje, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se është i dyshuar.

Mirëpo, sipas Miftarit, Veseli së bashku me presidentin Hashim Thaçi  nuk do të gjykohen, pasi do t’i sakrifikojnë shokët e tyre.

“Kadri Veseli është i ftuar në Gjykaten ndërkombëtare si i dyshuar në gjykatë që formimin e saj e ka ndihmu shumë edhe vet bashk me Hashim Thaçin, por këta dy nuk do të gjykohen asnjëherë sa të kanë ish_shokë të vet me i sakrifiku si koka turke dhe sa të mbajnë Kosovën si vend të izoluar, vend pa ligj, vend pa ardhëmeri, vend pa shpresë edhe naj ditë vend edhe pa Shqiptarë...!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, edhe Naim Miftari është intervistuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dëshmitarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat