Flet “Shqiponja” e cila e gjuajti me armë hoxhën, pret faljen nga imami i Mitrovicës

Aktuale

Flet “Shqiponja” e cila e gjuajti me armë hoxhën, pret faljen nga imami i Mitrovicës

Nga: N.Sh. Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:30
Suzana Tahiri

Suzana Tahiri është 28 vjeçarja e cila rreth një muaj më parë kishte shtënë me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë.

Suzana Tahiri, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe kishte pranuar veprat për të cilat ishte akuzuar, mirëpo sot, ajo gëzon lirinë.

Tahiri ka folur ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, pas lirimit.

Ajo e konfirmon se tashmë është liruar nga paraburgimi.

“Unë jam liruar nga praburgimit. Rasti im ka qenë në Prokurorin në veri. I falendëroj të gjithë për përkrahjen. Të gjithë popullin pa dallim feje. Unë për herë të parë në jetë jam prangosur. Kurrë në jetë nuk kam qenë e dënuar as për kundërvajtje por as për ndonjë vepër tjetër. Por, ja që kurrë nuk bën me thënë kurrë”, tha Tahiri.

Ajo ka treguar se, ka vuajtur dënimin 6 ditë në burgun e Lipjanit derisa është liruar një vend në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

“Tash më është ndërpre paraburgimi dhe mbrohen në liri. Ishte shumë rënd kjo që më ndodhi. Tash qenka edhe jasht rëndë nga parajgykimet e shumta pasi jam në trajtim psikiatrit”, thotë ajo.

Ajo tutje ka treguar se familja e saj dhe hoxha Sead Bejta janë në kontakt dhe pritet që ai te fal Suzaën për veprën e saj.

Çfarë shkruanre në kërkesën e Prokurorisë:

Image

Ndryshe, në kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit të siguruar nga mediat thuhet se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore, dhe para një kohe të caktuar ka shkuar tek hoxha Sead Bejta në mënyrë që kinse t’i ndihmojë që t’i tejkalojë problemet që kishte, tek hoxha ishte disa herë dhe më pas kanë hyrë në lidhje dashurie. Sead Bejta, hoxha ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon mobil, duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk ia jep 10 mijë euro asaj”.

Sipas kësaj kërkese, hoxha i kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga e pandehura kishin vazhduar, deri më 5 nëntor kur ajo shkon në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar të Ulët dhe aty shtie me armë zjarri.

Ajo ka pranuar të gjitha veprat me të cilat ngarkohet.

I dëmtuari, Sead Bejta ka pranuar se ka pasur kontakt me të pandehurën dhe se si ajo e ka shantazhuar dhe kanosur atë.

Armën të cilën Suzana Tahiri e ka përdorur, është gjetur në shtëpinë e saj dhe është konfiskuar, derisa në vendin e ngjarjes ishte gjetur një gëzhoje.

Por, kush është Suzana Tahiri?

Image

Suzana Tahiri, ndryshet njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality shoë i cili organizohej kohë më parë në vendin tonë. Pas, dalje nga “shtëpia” Suzana thuhet se ka vazhduar karrierën e saj si modele, duke u angazhuar në sfilita, reklama e fotosesione të shumta.

Në një intervistë ajo kishte thënë se ëndrra e saj është të bëhet presidente e vendit.

Tahiri njihet si përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ka qenë edhe femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, derisa ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK në fshatin Pantinë.

E me 7 gusht të këtij viti, ajo kishte ofruar dorëheqjen nga gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dorëheqja ime vjen si rezultat i rrjedhave të procesit zgjedhor në Degën e PDK-së në Vushtrri, veçanërisht të zgjedhjes së Kryesisë, ku shumë njerëz meritor mbeten pa hy në kryesi, duke i anashkaluar edhe shumë nëndegë dhe duke i zgjedhur kryesinë nga pak nëndegë”, kishte deklaruar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat