Ambasadori gjerman për koalicionin VV- LDK: Kjo është java vendimtare

Aktuale

Ambasadori gjerman për koalicionin VV- LDK: Kjo është java vendimtare

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:15
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka ritheksuar qëndrimin e tij për krijimin e qeverisë së re. Ai ka përmendur edhe bisedimet për koalicionin ndërmjet LDK’së dhe VV’së, duke e quajtur vendimtare këtë javë

Përmes një statusi në Twitter, Held ka përmendur bisedimet për koalicion, duke theksuar se Kosova ka nevojë për qeverinë e re.

“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar Heldt.

Ndërkaq Heldt edhe para pak ditësh ka kërkuar që qeveria e re të formohet sa më shpejt.

“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaftë detyra shtëpisë që duhet bërë”, kishte deklaruar Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat