Flasin nga Vetëvendosje, ja pse nuk po mbahet takimi mes Kurtit dhe Mustafës

Aktuale

Flasin nga Vetëvendosje, ja pse nuk po mbahet takimi mes Kurtit dhe Mustafës

Nga: A.J Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:30
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Takimi i radhës mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është fol se mund të ndodh ketë javë por ende nuk kemi asgjë zyrtare.

Albin Kurti e Isa Mustafa takimin e fundit që kishin nuk kishin mundur të arrinin marrëveshjen për qeverisje të përbashkët ani pse një gjë ë tillë e kishin paralajmëruar.

 

Zyrtarë nga LDK-ja nuk kanë dashur të komentojnë se kur pritet të ketë takim mes dy krerëve të partive që pritet edhe të formojnë qeverinë e ardhshme.

Vetëvendosja deri më tani nuk ka treguar se mund të caktohet data apo dita e takimit të radhës mes Albin Kurtit e Isa Mustafa.

Kurti aktualisht gjendet jashtë shtetit.

Erzren Vraniqi zëdhënës nga Vetëvendosje ka thënë për “Bota Sot” se nuk dihet se kur mund të ndodh takimi mes VV-së dhe LDK-së.

“Nuk e dimë ende. Po, por meqë kryetari Kurti gjendet jashtë vendit nuk mund të konfirmojmë date apo kohë të saktë” ka thënë Vraniqi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat