Krimet e luftës në Kosovë, nesër nëpërmjet fotografive

Aktuale

Krimet e luftës në Kosovë, nesër nëpërmjet fotografive

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:27
Enver Hoxha

Enver Hoxha i cili gjatë luftës ka shërbyer si mjek në Zonën Operative të Llapit, nesër do ta hap ekspozitën me dëshmi për krimet e kryera në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Ka fotografi të cilat pasqyrojnë qartë tmerrin që përjetuan shqiptarët në vitet 98-99. Ai mjekoi ushtarë e civil. E një pjesë të këtyre materialeve ai do t’i paraqesë nëpërmjet një eksopozite të quajtur “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, të ndërtojmë të ardhmen”.

Enver Hoxha këto materiale i ruan qe 20 vjet, ku janë shkrepur pamje që nga zhvendosja dhe dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, djegia, e deri te masakrimi i popullatës.

Hoxha në këtë ekspozitë do të pasqyrojë vetëm materiale të gjenocidit në popullatën civile, ku janë të përmbledhura mbi 00 fotografi, të cilat pasqyrojnë gjendjen e atëhershme të Zonës së Llapit, ku Enver Hoxha aso kohe së bashku me shokët e tij kishin organizuar sistemin shëndetësor, duke trajtuar të plagosurit.

Enver Hoxha, i cili edhe tani punon si mjek, të martën në orën 16:00, do të hap dyert e Muzeut Historik, për të shfaqur materialet e tij, si dokumente të krimeve që u bën në Kosovë gjatë periudhës 98-99.

Ekspozita do të zgjas pesë ditë dhe do të jetë e hapur për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat