Bajrush Hoti i LDK-së me reagim të ashpër ndaj zërave për koalicion me Nismën e Fatmir Limajt

Aktuale

Bajrush Hoti i LDK-së me reagim të ashpër ndaj zërave për koalicion me Nismën e Fatmir Limajt

Nga: N.H Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:27
Bajrush Hoti

Bajrush Hoti, kryetari i degës së LDK-së në Malishevë ka konfirmuar se partia e tij nuk do të hyjë në një koalicion me Nismën Socialdemokrate.

Hoti gjithashtu tregon se partia e tij ka marrë vendim për shkëputje të bashkëpunimit me partitë opozitare si PDK, LVV dhe AAK në Kuvendin Komunal në Malishevë, e që sipas tij, kjo nënkupton se kjo degë e tërheq edhe Rrahim Morinën nga pozita e Kryesuesit.

Kujtojmë se me Hotin në krye të degës së LDK-së në Malishevë, kjo parti ka shënuar rritje të mëdha, ndërsa përveç rritjes së votës, tashmë kjo parti ka edhe një deputet në Kuvendin e Kosovës, e që është veprimtari Fetah Rudi.

Ja shkrimi i tij:

KUR BËNË PAZAR PA HANGJIN

Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjën e rregullt të mbajtur më 20.11.2019, ka marrë vendim për shkëputje të bashkëpunimit opozitar me partitë opozitare, PDK, LVV dhe AAK në KK. Malishëvë , e që nënkupton se Dega e LDK-së tërheq z. Rrahim Morina nga pozita e Kryesuesit në KK Malishevë.

Ky vendim është protokoluar zyrtarisht në arkivë të KK Malishevë më datë 22.11.2019 dhe nr. protokolli 02/628 drejtuar në adresë të Administratës Komunale në Malishevë dhe të shefave të grupeve të këshilltarëve opozitarë si PDK, LVV dhe AAK, me të cilët kemi bashkëpunuar deri tani dhe i falenderojë për bashkëpunim.

Në këtë vendim është cekur qartë se Dega e LDK-së në Malishevë, tani e tutje do të veprojë si parti e vetme opozitare me këshilltarët e saj në KK Malishevë, si dhe ka përcaktuar qartë formën e bashkëpunimit tani e tutje me partitë opozitare PDK, LVV dhe AAK, që do të bashkëpunojmë me partitë opozitare për temat që i vlerësojmë se janë në interes të qytetarëve të KK Malishevë.
Pas këti Vendimi të Degës së LDK-së në Malishevë kanë filluar të dëgjohen zëra se gjëja LDK Dega në Malishevë po hynë në koalicion me partinë Nisma Socialdemokrate në KK Malishevë,
Sa për sqarim,

Dega e LDK-së në Malishevë ju drejtohet zërave dëshpërues dhe dashakeq, si jashtë LDK-së dhe ata pak që mundë të jenë brenda saj, të cilët nuk po mund të pajtohen me të arriturat e LDK-së, të mos shushurisin rrugëve e kafeneve me propaganda dhe të pa vërteta.

Se nuk bëhet Pazar pa Hangjin.

LDK Dega në Malishevë në zgjedhjet Parlamentare të 6 Tetorit 2019, ku përpos ngritjes së votës tani ka një deputet në Parlamentin e Kosovës z. Fetah Rudi.

Prandaj LDK Dega në Malishevë në asnjë rrethanë nuk do të hyj në koalicion me partinë Nisma Socialdemokrate në KK Malishevë.
Dega e LDK-së në Malishevë vazhdon fuqishëm rrugëtimin dhe aktivitetin e saj për fitore të reja.

09.12.2019 Kryetari i Degës së LDK-së

Malishevë Bajrush Hoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat