Hajdar Beqa: Kadri Veseli njeriu i duhur për mbrojtjen e UÇK-së

Aktuale

Hajdar Beqa: Kadri Veseli njeriu i duhur për mbrojtjen e UÇK-së

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:40
Kadri Veseli dhe Hajdar Beqa

Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka folur për udhëtimin e Kadri Veselit në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Beqa ka thënë se Veseli ka shkuar në Hagë për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.

“Nuk e di në çfarë cilësie është i ftuar, do të jetë njeriu i duhur për mbrojtjen e UÇK-së dhe për ta dëshmuar pastërtinë e luftës, ka dalë si hero nga lufta, dhe hero i pastërtisë së luftës në Hagë. Z. Veseli është i pafajshëm”, ka deklaruar Beqa në T7.

I pyetur nëse i ka rënë pishman që e ka votuar Specialen, Beqa ka deklaruar se ka kryer një obligim shtetërorë.

“E kam kry një obligim shtetërorë si shtet dhe vendim si PDK dhe grup parlamentar. Unë e kam mbrojt tezen se është kërkesë e padrejtë që po i kërkohet shqiptarëve me kriju. Një prej kërkesave më të padrejta që ia ka bërë Bashkësia Ndërkombëtare Kosovës është krijimi i Speciales”, ka thënë Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat