Hajdar Beqa flet për takimin Sveçla – Gjuriq

Aktuale

Hajdar Beqa flet për takimin Sveçla – Gjuriq

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:36
Hajdar Beqa

Hajdar Beqa nga PDK-ja ka thënë se derisa shteti serb nuk ndryshon deklaratat e dhëna për masakrën e Reçakut e nuk kërkon falje nuk duhet që delegacionet nga Kosova të takohen me ta.

“Derisa Serbia nuk e ndryshon deklaratat, për herë të parë një president i Serbisë bën një deklaratë të tillë, si delegacion i Kosovës nuk isha taku para se ai me kërku falje për qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Në emisionin Frontal në T7, Beqa ka komentuar edhe takimin e anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçlës me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq për të cilën gjatë vikendit ka raportuar media.

“Në konferencë mundet me tu caktu ku me  u ulë, e jo ku me u ulë në kafe. Nuk më intereson me kë takohet Sveçla apo Albin Kurti, po më intereson atë çka thojnë mos të dalin mashtrues. Ata kanë deklaru krejt diçka tjetër, z.Sveçla kur është taku presidenti që ka pas mandat kushtetues i ka quajtur tradhtar, ai ende pa e marrë mandatin e deputetit, vullnetarisht takohet me Gjuriqin”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat