Deklarohen nga LDK, ja kur mund të arrihet marrëveshja për formimin e Qeverisë së Re

Aktuale

Deklarohen nga LDK, ja kur mund të arrihet marrëveshja për formimin e Qeverisë së Re

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 19:49
LDK

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri në një prononcim ka folur mbi takimet rreth formimit të koalicionit qeverisës në vend.

Gaxherri thekson se këtë javë duhet të takohen liderët e dy subjekteve politike fituese dhe të dakordohen rreth ndarjes së posteve.

“Shpresoj që këtë javë duhet të takohen liderët e dy partive politike fituese dhe duhet të pajtohen për postet politike pasi programi tashmë është harmonizuar. Edhe për sa i përket posteve politike duhet të pajtohen edhe duhet të fillojë Kuvendi dhe Qeveria punën sa më shpejt.Unë besoj që do të arrihet kjo marrëveshje ” ka thënë Gaxherri.

Por Gaxheri nuk ka kursyer kritikat për Lëvizjen Vetëvendosje .

Ajo ka theksuar se VV-ja nuk duhet të vazhdojë me këtë kryeneqësi pasi qytetarët i kanë dhënë një shans për të parë se sa ky subjekt është i gatshëm për të arrit marrëveshje dhe qojë përpara proceset e Kosovës.

“Lëviza Vetëvendosje që është subjekti i parë politik dhe ka përgjegjësinë politike për të formuar Qeverinë ajo duhet të jetë më fleksibile . Përndryshe duhet të jenë të vetëdijshme dy subjektet politike dhe në veçanti Vetëvendosja  se nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse nuk do të pajtohen me këto kërkesa që janë shtru në tavolinë duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk do të ketë zgjidhje të problemeve pas zgjedhjeve.Këtu i është dhënë rasti Vetëvendosjes me e pa qytetarët se a kanë ato aftësi polike për të arrit marrëveshje dhe për të qeveris vendin. Nëse vazhdon të tregohet një egocentrizëm i tillë që është bërë deri tani, kjo është në dëm të Vetëvendosjes por edhe të Kosovës. Nëse do të shkojnë kështu me këtë kryeneqësi, atëherë na jepet me kuptu se do të jetë shumë problem për çdo proces që Kosova ka para vetes”.

Kujtojmë se në takimin e një jave më parë mes liderit të VV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa nuk u arrit një marrëveshje për bashkëqeverisje edhe pse ishte premtuar diçka e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat