Kllokoqi flet për masakrën e Reçakut: Një oficer serb ka thënë se jemi fajtor që nuk i kemi larguar trupat

Aktuale

Kllokoqi flet për masakrën e Reçakut: Një oficer serb ka thënë se jemi fajtor që nuk i kemi larguar trupat

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Kameramani i njohur kosovar i Associated Press, Sylejman Kllokoqi ka treguar momentin kur xhiroi masakrën e Reçakut.

Kllokoqi në emisionin “Debat Plus” ka treguar se në momentin kur kanë përfunduar luftimet në Reçak, kishte shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur në atë vend.

“Çdo ditë kemi prit që kur do të ndalen luftimet që ne të hymë në fshat…Kam shkuar te shtëpia e parë, dhe e pash një trup pa kokë… fillova të ngjitem në anën e majtë dhe gjatë rrugës kom taku shumë trupa të pajetë, kam shkuar kodrës, përfundi kodrës ka qenë ky vendi ku ka pasur shumë trupa të pajetë”, ka thënë Kllokoqi.

Kllokoqi ka treguar se pas xhirimeve ka vrapuar për në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.

“Aty gjirova 5-6 minuta dhe vrapova për në Prishtinë që më dërgua xhirimin… pas dy ore ashtu pastaj ka ardhur William Walker i cili pastaj i sheh trupat e pajetë dhe aty pastaj e jep deklaratën e tij të fuqishme…”, shtoi Kllokoqi.

Ai tha se këtu fat i madh për kosovarët ka qenë sepse ka pas prezent shumë media të huaja botërore.

Kllokoqi theksoi se fotografia e ka peshën e vetë në raste të tilla, e sidomos kur bëhet fjalë për masakra.

“Në Kosovë ka pas shumë masakra, por masakrat nëse nuk janë të xhiruara vështirë se mundesh me ia shpjegua botës me fjalë, fotografia e ka peshën e vet. Sikur të mos ishin kamerat prezent, nuk do të kishte efekt”, tha Kllokoqi.

Ai madje potencoi se dikush i kishte thënë se një oficer serb kishte deklaruar se kanë gabuar që nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë.

“Një oficer serb ka thënë qe jemi fajtor që nuk i kemi larguar trupat nga Reçaku”, tha Kllokoqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat