Akuza të rënda nga ish-shoku i Thaçit: Komandantët e LPK-së kanë vrarë kundërshtar politik, ky ishte skenari i tyre

Aktuale

Akuza të rënda nga ish-shoku i Thaçit: Komandantët e LPK-së kanë vrarë kundërshtar politik, ky ishte skenari i tyre

Nga: N.H Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 22:26
Hashim Thaçi

Ish-shoku i studimeve të Hashim Thaçit, veprimtari Sali Rexhaj, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj një deklaratë të këshilltarit të Kadri Veselit, pasi tha se nëse gjykohet platforma politike e UÇK-së, rrezikohet baza e shtetit të Kosoveës.

Në reagimin e tij, Rexhaj, shprehet se UÇK-ja nuk kishte platformë politike, por sipas tij kishte një platformë ushtarake për çlirimin e Kosovës.

Ai mes tjerash thekson se platformë politike kanë pasur vetëm komandantët e LPK-së të cilët kanë vrarë kundërshtar politik për ta marrë pushtetin në Kosovë.

Image
Sali Rexhaj

“Blerim, UÇK nuk ka pas platformë politike, po platformë ushtarake për çlirimin e Kosovës. Platforme politike kanë pas vetëm komandantët e LPK-së të cilët kanë vrarë kundërshtar politik për ta marrë pushtetin në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat